Aktualitet, Kryesore

Takimi Trump-Kim Jong Un/ Meta: Presidenti i SHBA-ve tregoi përgjegjësi të lartë globale

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përgëzuar rezultatin e takimit mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në Samitin e Singaporit.

Përmes një shënimi të shkurtër në Twitter, Meta shkruan se presidenti Donald Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri dhe përgjegjësi të lartë globale.

Mesazhi i Metës

Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në Botë.

Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko