Bota

Takimi, SHBA thotë se diskutimet me Korenë e Veriut po lëvizin më shpejt se sa pritej

               Publikuar në : 22:00 - 11/06/18 |
rel d

SHBA thotë se diskutimet mes saj dhe Koresë së Veriut po lëvizin “më shpejt se sa pritej” përpara samitit në Singapor ditën e martë.

Bisedimet paraprake midis zyrtarëve kanë ndodhur para takimit të parashikuar, ndërsa Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmon se Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong-un do të mbajnë një takim, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit.

Rezultati mund të përcaktojë fatin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërsa SHBA ngulmon se nuk o të pranojë asgjë më pak se denuklearizimin  e plotë të gadishullit Korean. Koreja e Veriut ka thënë se është e gatshme të angazhohet në denuklearizimin, por ky term është i hapur për interpretim.

E paqartë është gjithashtu se çfarë koncesionesh Pyongyang mund të kërkojë në kthim – gjë që e bën shumë të vështirë të parashikohet nga samiti, sipas analistëve. Ndërsa këtë mbrëmje Kim bëri një turne në disa nga vendet qytetit, ku habiti spektatorët që brohorisnin kur vizitoi  një hotel luksoz, në të cili bëri edhe nje “selfie”.

Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balakrishnan gjithashtu shkroi në foto “jalan-jalan”, një term lokal që do të “se doli për një shëtitje”,  në Xhennete nga parku i Bay. Kim dhe  Trump po qëndrojnë në hotele të veçanta, jo shumë larg njëri-tjetrit. Siguria është e lartë në të gjithë zonën./BBC/

 

Pas