-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Takimi Shannon-Bushati/ Zyrtari i lartë amerikan flet për reformën në drejtësi dhe zgjedhjet

Gjatë vizitës në SHBA ministri ynë i Jashtëm Ditmir Bushati ka takuar zyrtarin e lartë të departamentit amerikan të shtetit, N/sekretarin për Çështjet Politike, Ambasador Thomas A. Shannon.

Në një deklaratë për mediat të DASH thuhet se takimi riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Shannon, gjithashtu është shprehur se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Deklarata e plotë e Departamentit Amerikan të Shtetit

Mbi takimin e sekretarit Shannon me ministrin e jashtëm shqiptar Bushati

Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe për rajonin. Nënsekretari riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën gjyqësore dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon gjithashtu theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja e të gjitha partive politike në Shqipëri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

deklarata

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko