Bota, Kryesore

Takimi historik, 38 minutat mes Trump dhe Kim Jong Un 

Kim Jong-un edhe Donald Trump u takuan këtë të martë në hotel Capella në Singapor për të diskutuar deneuklarizimin e Koresë së veriut pas një shtrëngimi historik duarsh, ndersa ne sfond qendronin flamure amerikane dhe koreano-veriore.
Takimi i tyre me pranine vetem te perkthyesve zgjati 38 minuta dhe Trump e konsideroi atë si një takim optimist dhe theksoi se denukrealizimi do fillojë menjëherë. Megjithëse vëtën pak kohë më parë ata e kishin etiketuar njëri tjetërin si “Plaku i çmendur” dhe “Trashaluqi i shkurtër” ata nënshkruan sot së bashku një dokument përmbajtja e të cilit nuk dihet ende, por qe lidhet me denuklearizimin e Korese dhe bashkepunimin qe te dyja vendet do te kene, per te mberritur ne kete rezultat.

 

Para takimit, ata folen edhe per mediat:

TRUMP: “Z. Kim, është një nder i madh të jem me ju këtu dhe unë e di se do të kemi sukses të jashtëzakonshëm së bashku; ne do të zgjidhim problemin tonë të madh, dilemën tonë të madhe, që deri në këtë moment nuk ka qenë e mundur të zgjidhet. Duke punuar së bashku, ne do ta zgjidhim atë. Është një nder i madh. Faleminderit shumë.”

KIM: “Do të ketë sfida përpara, por ne do të punojmë me Trumpin. Kemi mposhtur të gjitha llojet e skepticizmit dhe spekulimeve për këtë samit dhe besoj se kjo është diçka e mirë për paqen”.

KIM: “Ne tejkaluam me guxim të kaluarën, e cila na mbante mbrapa dhe u ulëm bashkë; mendoj se ky është një prelud i paqes”.

TRUMP: “Ne do ta zgjidhim, do të jemi të suksesshëm dhe mezi pres që të punoj me ju. Do të bëhet; ju faleminderit shumë”.

Në program është një konferencë shtypi e Presidentit Trump, i cili largohet nga Singapori mbrëmjen e së martës me orën lokale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dje, Presidenti Trump foli në telefon me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in i cili, sipas zyrtarëve të Seulit, u shpreh se nëse takimi i së martës do të përfundonte me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor ndodhen rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterësh amerikanë dhe koreanoveriorë u lejuan të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko