Bota

Takim i ri mes Trump dhe Kim Jong

               Publikuar në : 12:43 - 06/11/18 |
el ida

Mike Pompeo do të takohet me një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut të enjten.

Z. Pompeo do të takohet me Kim Yong Chol. I cili është nënkryetar i Komitetit Qendror të Koresë së Veriut. Si dhe ish shefi i inteligjencës në vend, tha Departamenti i Shtetit.

Të dy zyrtarët do të diskutojnë premtimet e bëra pas samitit të qershorit në Singapor Trump dhe Kim. “Duke përfshirë arritjen finale të heqjes dhe ndalimit të armëve nukleare plotësisht të verifikuar” të Koresë së Veriut, sipas Departamentit të Shtetit.

Z. Pompeo do të shoqërohet nga Stephen Biegun, përfaqësuesi special i SHBA për Korenë e Veriut, i cili udhëtoi për në Seul në fund të tetorit.

Bisedimet vijnë pasi Koreja e Veriut ngrihet kundër retorikës së SHBA me anë të fjalës së ministrit të jashtëm të vendit duke thënë se të premten mund të rifillojë punën bërthamore dhe pse mungon sanksioni lehtësues nga SHBA.

Z. Pompeo dhe sekretari i mbrojtjes Jim Mattis do të takohen me homologët e tyre kinez të premten në Uashington. Për një raund të dytë bisedimesh mbi çështjet kyçe, tha gjithashtu Departamenti i Shtetit të hënën.

Dialogu diplomatik dhe i sigurtë , i krijuar nga Presidenti Trump dhe Presidenti Kinez Xi Jinping, do të përfshijë Yang Jiechi, drejtorin e Zyrës së Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste të Kinës dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare Ëei Fenghe.

Njoftimi vjen pasi SHBA dhe Kina përballen me një sërë tregtish të hidhura dhe mosmarrëveshjesh të politikës së jashtme. Dhe si zoti Trump dhe zoti Xi po përgatiten të takohen në Grupin e 20 kryesuesve të vendeve udhëheqëse në Buenos Aires.

SHBA ka parë Kinën si një çelës për eliminimin e armëve bërthamore nga gadishulli Korean./Opinion.al

Përshtati: Elida Marvataj

Pas