Tahiri në prokurori për Shullazin – Opinion – Faqja Zyrtare
-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Tahiri në prokurori për Shullazin

tahiri

Për llogari të hetimeve që po kryhen për Emiljano Shullazin prokuroria ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ndërsa gjatë kësaj jave pritet të dëshmojë edhe Tahiri i sapo shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Kështu, drejtori i policisë ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mesin e javës së kaluar, por është mbajtur jashtë vemendjes së medias. Lajmi mësohet nga burime të konfirmuara, raporton gazeta ‘Panorama’.

Hodaj, është pyetur në cilësinë e personit deklarues në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit. “Objekti i marrjes në pyetje të drejtorit të Policisë së Tiranës ka qenë dita e shoqërimit të shtetasit Emiljano Shullazi në Policinë e Tiranës, pas kërcënimit të rektorëve Dhori Kule e Mynir Koni”, kanë thënë burimet e gazetës Panorama.

Sipas tyre, drejtori i Policisë së kryeqytetit është pyetur në lidhje me ngjarjet e ndodhura ditën e kërcënimit të rektorëve në prill të vitit 2016. Mësohet se gjatë qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka dhënë shpjegime lidhur me procedurën e ndjekur gjatë shoqërimit të Emiljano Shullazit, si dhe komunikimin që kreu i Policisë së kryeqytetit ka pasur me eprorët e tij në lidhje me këtë rast.

Pas marrjes së deklarimeve nga drejtori i Policisë së Tiranës, burime të konfirmuara nga Krimet e Rënda thanë se i kanë nisur thirrje zyrtare edhe Saimir Tahirit në cilësine e ish-ministrit të Brendshëm.

“Tahiri është thirrur për të dhënë deklarime në një nga ditët e kësaj jave. Pyetja e Saimir Tahirit do të bëhet në cilësinë e deklaruesit në lidhje me çështjen”, thanë burimet e organit të akuzës.

Kujtojmë se Saimir Tahiri është akuzuar disa herë nga opozita për lidhje me Emiljano Shullazin. Ky i fundit po mbahet në burg pasi në është në proces hetimi për gjobvënie dhe kërcënime.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko