1

Tahiri brenda 72 orëve në Gjykatë; Prokurorët kanë prova të reja

               Publikuar në : 12:12 - 13/05/18 |
Gerta

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të dalë përpara gjykatës brenda 72 orëve nga dhënia e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Në këtë seancë, Tahiri do të merret në pyetje.

Mësohet se me kërkesën për masë arresti ndaj Tahirit, prokurorët kanë paraqitur prova të reja. Prokuroria ka siguruar edhe materialet e gjetura nga letërporositë e ardhura nga Italia dhe Greqia.

“BalkanWeb” raporton se mes të tjerash ka dyshime se ish-deputeti është takuar me Habilajt në shtetin fqinj, çka duket se e ka rënduar pozitën e tij për përfshirje me grupin kriminal që merrej me trafik droge.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha një ditë më parë, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Tahirit, duke iu marrë pasaporta dhe karta e identitetit. Më parë Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”./opinion.al

 

Pas