Politikë

Tabaku: Rama dhe Nikolla e dinin që tarifat do ngriheshin

               Publikuar në : 18:12 - 07/12/18 |
rel d

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku  ka treguar edhe sot mbështetjen e saj për protestën studentore, ku nuk kursen akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Tabaku, teksa ndan një video të vjetër nga fjalimi i ministres, Nikolla në  Kuvend , shkruan se ajo dhe kryeministri Edi Rama ishin të vetëdijshëm që tarifat do ngriheshin, dhe sipas saj ndaj edhe e votuan në heshtje.

Deputetja demokrate shkruan se ky ligj ka ngritur në revoltë studentët.

“Në 21 Korrik 2015 në sallën e parlamentit ministrja Nikolla mbronte Ligjin e Arsimit të Lartë që është sot shkaktari kryesor për rritjen e tarifave.

Ministrja dhe kryeministri Rama e dinin fare mirë që tarifat do të ngriheshin, që studentët nuk do të kishin mundësi të studionin në fakultete dhe universitete. Por e votuan me vetëdije atë ligj që sot ka ngritur në revoltë me të drejtë studentët.

Katër vjet më parë në sallë opozita kundërshtoi me ccdo mënyrë Ligjin më të keq të Arsimit që mund të jetë votuar në këto 30 vite demokraci. Nga borxhi studentor, tek kreditë për studentët e deri tek tarifat e ngritura që u vendosën që në vitin 2014, të gjitha peshqeshe të qeverisë dhe kryeministrit. Fajtorët për këtë gjendje kuptohen lehtë kush janë”, shkruan ajo.

 

Pas