-Ekonomi, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Tabaku: Qeveria 18.4 milionë dollarë për shpenzime luksi dhe 48 miliardë dollarë  rritje taksash

Gjatë diskutimit për shpenzimet dhe invëstimet nën/kryetarja e komisioinit të ekonomisë Jorida Tabaku, theksoi se koncesionet po gërryejne ekonomine.

“U rriten me 30 % nga viti kaluar  shpenzimet për koncesionet duke kapur vleren e 9,4 mld leke dhe ketu nuk eshte  llogaritur projektin 1 miliarde euro për infrastrukturën. Qeveria ka dëshmuar se është e paaftë të realizojë investime publike dhe e orientuar nga praktikat korruptive prandaj po i jep me konçesion”.

Zonja Tabaku theksoi se qeveria në këtë projektbuxhet vazhdon  të mos-parashikojë rritje pagash, ndërkohe që rrit me 48 mld dollarë taksat. Një pjese e mirë e të ardhurave që do të sigurohen nga rritja e taksave do të shkojnë për shpenzime

“Rriten me 15 mln USD shpenzimet e qeverisë “operative dhe mirëmbajtje”, 3.7% më shumë sesa viti 2017.

Ulet me  19 mln USD fondet për Infrastrukturën vendore dhe rajonale, një vlerë që është 21% më e ulët se sa vlera e alokuar për vitin zgjedhor 2017.

Të njëjtin fat kanë edhe shpenzimet sa i takon investimeve për kanalet ujitëse dhe kullimit, të cilët janë ulur me 13% në raport me një vit më parë, pra 2.1 mln USD më pak.”

Qeveria ka parashikuar 18.4 mln dollare rritjen e shpenzimeve për rikonstruksione zyrash, pajisje zyrash dhe makinash.

“Sipas një llogarie të thjeshtë me 18.4 mln USD që qeveria mund të kishte kursyer në këtë zë luksi mund të sigurohej 2 vjet e gjysmë pagesë papunësie, 92% e fondit vjetor për pagesat e ish të përndjekurve politikë dhe rritja e pagave”

Zonja Tabaku ngriti shqetësimin dhe për dëmshperblimin e  të përndjekurve politik të cilët qeveria i përdor për show sa hërë është në vështirësi..

” Të Përndjekurit Politikë vazhdojnë të jenë grupi i harruar i qeverisë ato vazhdojnë të marrin një vlerë prej 20 mln USD, një vlerë e cila edhe sipas raportit të KLSH është e pamjaftueshme dhe e zhvlerëson DETYRIMIN që shteti jonë ka ndaj tyre. Sipas llogarive të KLSH, me këto hapa do të duhen rreth 16 vjet për ta shlyer vetëm detyrimin monetar ndaj tyre.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko