Kryesore

Tabaku: Çmimi i shtrenjtë i karburanteve për shkak të taksave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:36 - 22/10/18 |
b.f

N/kryetarja e komisionit të Ekonomisë, deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaron se çmimi i shtrenjtë i karburanteve në Shqipëri vjen për shkak të taksave. Ajo thotë se në këto 5 vite qeveria ka rritur taksat për një sërë produktesh dhe nuk ka bërë asnjë investim.

Deklarata e plotë:

Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës. 60% e çmimit sot është taksa.
– Në 2014 qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë dhe rajon.

– Rriti me 24% çmimin e energjisë elektrike.
– Rriti me 33% çmimin e biletës së urbanit.
– Rriti me 30% çmimin e ujit të pijshëm.
– Rriti me 30% tarifat e arsimit të lartë.

Dyfishoi çdo taksë, uli konsumin, uli pagat, rriti çmimin e në këmbim nuk bëri asnjë investim! Këto janë fakte që propaganda si mohon dot! Sot çmimi i karburantit dhe çdo gjë tjetër që kushton më shtrenjtë është dhuratë e Qeverisë Rama!

Pas