-Jetë dhe Stil, Metro

Surprizuese, konsumi i alkoolit përmirëson kujtesën

Shpesh kur konsumojmë shumë alkool zgjimi në mëngjes është një torturë, dhe shumica e kujtimeve janë të turbullta. Por sipas një studimi të ri, në fakt alkooli ndihmon në përmirësimin e memories.

Sipas studimeve të kryera nga Universiteti i Exeter, ka rezultuar se të konsumosh alkool pasi ke lexuar informacione të reja, e bën më të thjeshtë ti kujtosh ato më vonë. Në këtë studim morën pjesë 88 persona të cilëve iu kërkua që të lexonin disa informacione. Ata u ndanë në dy grupe ku një pjese prej tyre iu kërkua të mos konsumonin aspak alkool më vonë, ndërsa pjesa tjetër konsumoi. Kur u zhvillua një test ditën tjetër, rezultoi se personat të cilët kishin konsumuar alkool, kishin performancë më të mirë se të tjerët.

Universiteti nuk ka ide të qartë se përse ndodh kjo gjë, por hipotezat janë që konsumi i alkoolit, bllokon marrjen e informacioneve të tjera më vonë, dhe truri juaj ngarkohet vetëm me ato të nevojshmet./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko