Sport

Sulmuesi argjentinas transferohet tek Interi

               Publikuar në : 18:27 - 13/03/18 |
m.b

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez është shumë pranë nënshkrimit të kontratës me skuadrën e Interit.

Menaxheri i lojtarit ka deklaruar se mungon vetëm zyrtarizimi dhe disa detaje të vogla mes lojtarit dhe klubit.

“Me Interin është 90 per qind e kryer”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Bety Yaque për Marcan.

Gjithashtu ai thotë se ka biseduar me shumë skuadra si Fiorentina, Borussia Dortmund, Roma dhe Manchester United, por klubi zikaltër ka bërë ofertën më të mirë.

Nga ana tjetër shpjegon edhe detajet e transferimit tek Interi.

“Ne po presim momentin e duhur për të ardhur në Itali, gjithsesi nuk do të jetë gjatë miqësores me kombëtaren. Projekti që Interi na prezantoi e joshi Lautaro-n, nëse Icardi ikën, do të jetë ai numri 9. Javier Zanetti dhe drejtori sportiv na thanë se Lautaro-n e shikojnë protagonistin e ardhshëm të Interit” ka shtuar më tej menaxheri Yaque.

Pas