Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit

Live/ Sulm terrorist në Paris, vriten dy oficerë dhe një agresor

paris

Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje nga dy persona të armatosur me kallashnikovë në bulevardin qëndror “Champs Elysees” të Parisit, vetëm pak minuta më parë.

Policia franceze ka njoftuar se incidenti me shumë mundësi mund të jetë një akt terrorist, ndërsa sheshi më i famshëm francez është rrethuar që prej orës 21 nga forca të shumta policie dhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Oficerë të armatosur rëndë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që burime ende të pakonfirmuara thonë se një person i tretë, që dyshohet të jetë njëri nga agresorët, është plagosur dhe “neutralizuar”.

Policia ka njoftuar gjithashtu se “të paktën” dy persona u përfshinë në këtë sulm në zemër të kryeqytetit francez.

Ngjarje vjen në një moment kur kandidatët presidencialë të Francës dolën në një debat televiziv, shumë pranë vendngjarjes.

Franca ndodhet në gjendje emergjence, që prej sulmit të parë të kryer nga militantë ekstremistë islamikë, e që është pasuar me disa sulme të tjera.

Sulmet në Francë datojnë që prej janarit të vitit 2015 e më pas me vrasjet në ditën e Bastijës në Nicë, në vitin 2016.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko