Aktualitet

Sulm me armë ndaj grupit të kongresmenëve amerikanë, njëri plagoset rëndë

               Publikuar në : 18:19 - 14/06/17 |
rel d

Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Aleksandërisë në Virxhinia të SHBA-ve. Sipas mediave amerikane, një grup kongresmenëshë amerikanë ishin mbledhur për të luajtur një ndeshje bejzbolli, kur një person i armatosur ka hapur zjarrë.

Nga të shtënat mësohet se ka mbetur i plagosur kongresmeni Steve Scalise i republikanëve, që është dërguar në spital.

Po kështu, policia ka qëlluar edhe agresorin, që është identifikuar si James T. Hodgkinson, 66 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital por ndërroi jetë.

Gjithashtu, janë plagosur lehtë edhe dy efektivë policie që shkëmbyen zjarr me agresorin. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen kanë nisur dhe po mbahen nga FBI-ja. Nuk dihet ende motivi.

 

Pas