-Shëndeti, Metro, Te Fundit

Studimi shokues: Femrat e bukura ju bëjnë dëm për shëndetin

Mjaftojnë pesë minuta qëndrimi me një femër tërheqëse për të rritur nivelin e kortizolit, hormonit të stresit në trup, thuhet në studimin e bërë nga Universiteti i Valencias.

Efektet janë edhe më të mëdha në meshkujt që besojnë se këto lloj femrash janë jashtë “ligës së tyre”.

Kortizoli prodhohet nga gjëndrat trupit kur dikush është nën efektin e stresit fizik ose psikologjik dhe është i lidhur me sëmundjet e zemrës.

Studiuesit testuan 84 studentë meshkuj duke i kërkuar secilit prej tyre të uleshin në një dhomë për të zgjidhur lojën “Sudoku”. Në dhomë ndodheshin gjithashtu dy të huaj, një mashkull dhe një femër.

Kur i femra u largua nga dhoma dhe dy meshkujt qëndruan në dhomë, stresi i vullnetarit nuk u rrit. Megjithatë kur vullnetari mbeti vetëm me femrën e huaj, niveli i kortizoli të tij u rrit.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se te shumica e njerëzve prania e një gruaje tërheqëse mund të shkaktojë dëme. Nivelet e rritura të kortizolit mund të përkeqësojnë sëmundjes që lidhen me zemrën, diabetin, hipertensionin dhe impotencën./opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko