-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro

Studimi: Njerëzit që postojnë foto nga palestra, probleme të mëdha me personalitetin

Njerëzit që postojnë foto dhe video nga palestra kanë probleme psikologjike dhe vetëvlerësim shumë të ulët. Ky përfundim është nxjerrë nga studimi më i fundit i Universitetit të Brunel-it, në Londër.

Sipas studiuesve, njerëzit të cilët priren të postojnë foto dhe video të ushtrimeve në palestër, janë narcistë. Qëllimi i tyre kryesor është të mburren. Për të arritur në këto përfundime, u studiuan 555 përdorues të Facebook-ut.

“Narcistët postojnë shpesh mbi arritjet e tyre. Kjo gjë motivohet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebook-ut.”- thuhet në studim.

Por, numri i madh i pëlqimeve, nuk do të thotë patjetër se çdo njeri i pëlqen këto ‘postime plot mburrje’.

Doktoresha Tara Marshal thotë: “Rezultatet tona tregojnë se këto postime marrin më shumë pëlqime, por kjo nuk ndodh sepse miqtë i pëlqejnë vërtet ato. Ata thjesht mundohen të tregohen të sjellshëm, por në fshehtësi i urrejnë ato.”

Prandaj mos postoni më foto nga palestra. Miqtë tuaj do t’ua dinë për nder!

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko