-Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Metro

Studimi i fundit/ Kush ka fëmijë i zgjatet jeta

familje

Avantazhi më i madh është se në moshë të madhe, fëmijët kujdesen më shumë për shëndetin e nënës dhe të babait.
Nëse është e vërtetë që fëmijët të shtojnë ndonjë thinjë floku më shumë, në të njëjtën kohë janë edhe xhevahirë që të zgjatin jetën. Kështu rezulton nga një studim i kryer nga Karin Molig, i “Karolinska Institutet” të Stokholmit në Suedi dhe i publikuar në “Journal of Epidemiology & Community Health”. Sipas studimit, të kesh fëmijë, të zgjatet jeta me të paktën dy vjet në krahasim me ata që nuk kanë.
Efektet pozitive të prindërimit janë parë sidomos në pleqëri, kur shëndeti dhe autonomia janë ulur. Në moshën 60 vjeç, ndryshimi në jetëgjatësinë e një personi që ka fëmijë dhe një tjetri që nuk ka, është i rëndësishëm: jetëgjatësia mund të shtohet me të paktën 2 vjet për prindërit. Dhe ky ndryshim rritet sa më të vjetër që bëheni.
Ekspertët, kanë analizuar pritshmërinë e jetës për 704.481 meshkuj dhe 725.290 femra, të gjithë të lindur mes vitit 1911 dhe 1925.
Duke krahasuar pritshmërinë e jetës nga mosha 60 vjeç, ka dalë se rreziku i vdekjes së prindërve të moshuar, është gjithnjë më i ulët në krahasim me moshatarët e tyre që nuk kanë fëmijë.
Diferenca e rrezikut shtohet me kalimin e viteve, pra, një prind i moshuar, shijon një jetëgjatësi më të madhe se një moshatar i tij që nuk është prind. Kjo është veçanërisht e vërtetë për meshkujt dhe për prindërit që nuk janë të martuar.
Edhe pse studimi nuk individualizon një marrëdhënie shkak-pasojë, rezultatet sugjerojnë që mos pasja fëmijë, është një disavantazh për mungesën e përkrahjes, para së gjithash në fazën e fundit të jetës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko