-Jetë dhe Stil

Studimi: Ata që bëjnë këtë gjë, kënaqen më shumë gjatë seksit

               Publikuar në : 23:24 - 16/05/18 |
Gerta

Po ju e bëni?!

Nëse jeni një nga ata që kur teshtin e merr vesh gjithë qyteti, do të thotë se dini t’i shijoni të gjitha. Të gjitha! Neurologu Alan Hirtch shpjegon se teshtima është tregues i karakterit që kemi në seks.

Nëse e lëshojmë teshtimën me forcë, do të thotë se e lëshojmë veten edhe në shtrat, dhe e shijojmë në maksimum marrëdhënien intime. Nëse përpiqemi ta frenojmë teshtimën, do të thotë se frustrojmë dëshirat seksuale.

Hirtch thotë:

Teshtima është pothuajse orgazëm. Nëse e lëshon, përjeton ndjesi të mira, si një orgazëm hundore. Nëse dikush është i frustruar seksualisht, përpiqet ta mbajë teshtimën. Por nëse dikush është i prirur drejt kënaqësive fizike, zakonisht teshtin fort dhe me zhurmë”

Duket se shpjegon shumë, apo jo? Duhet të jeni krenarë për teshtimën tuaj tronditëse!

Pas