Aktualitet

Studentja e Shkodrës: Intimidim nga rektori,nuk frikësohemi nga posti

               Publikuar në : 12:05 - 06/12/18 |
el ida

Ashtu siç ishte parashikuar, studentët në të gjithë vendin, të vetëorganizuar, janë ngritur në protestë për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore. Mijëra studentë në të gjithë Shqipërinë sot kanë nisur protestat për të kërkuar të drejtat e tyre studentore.

Protesta po zhvillohen në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kamëz e Shkodër. Por ndërkohë që studentët janë në protestë, sipas anëtares se këshillit studentor në Shkodër, kanë nisur presionet nga rektori.

Fjala e plotë e Melisa Bracit, anetare e Keshillit studentor në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Pershendetje! Une jam Melisa Braci, anetare e Keshillit studentor qe sot kam dhene doreheqjen prane rektorit te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Adem Bekteshi. Duke pasur parasysh te gjitha ngjarjet qe ndodhen sot, intimidimi nga ana e tij, kemi marre kete inisiative sot qe do të shumëfishohet nesër, që të ngrejmë zërin tonë dhe të themi se; ne nuk mund të frikësohemi nga asgjë dhe asnjë njeri qoftë ai i çfarëdo lloj posti. Ne jemi kundër tarifave që janë vendosur me 6700 lekë për sa I përket riprovimeve ose studentëve ngelës dhe jemi kundër tarifës vjetore që është aq e lartë. Sot jemi kaq, por siç ju thëshë nesër do të jemi shumë dhe më shumë.
Ju presim të gjithëve!

Ndërkohë thuajse të njëjtën gjë pretendojnë dhe studentët e Universitetit të Elbasanit. Ata pretendojnë se janë kërcënuar nga pedagogët se do të marrin mungesa nëse bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestës.

Por studentët e Fakultetit të Infermierisë nuk u janë bindur urdhërave të pedagogëve dhe kanë hapur dyert duke u bashkuar me bashkëmoshatarët e tyre në protestë.\

Ja letra e plotë e studentëve, drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:

Drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë) Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018.

Pas