Aktualitet

Studentët/ Basha: Rama përpjekje për të pushtuar universitetin me polici


               Publikuar në : 12:11 - 11/01/19 |
ri.de.

Kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur nga tryeza për lirinë e medias u ndal tek protesta e studentëve. Ai tha se Edi Rama prej 48 orësh po bën përpjekte të pushtojë me polici universitetet. Ai i bëri thirrje policisë së shtetit dhe policisë private të Safer Gjicit të terhiqet sa më parë dhe të mos dhunojnë studentët në të drejtën e tyre per te protestuar.

Basha u shpreh se kryeministri po propozon ‘policinë e mendimit’ duke vepruar si autokrat.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara.

Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.

Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” u shpreh lideri demokrat Basha.

Pas