InstaBIZ

Stresi, dedikim prekës nga burgu:Me shpirt më ke pranë,dashuria më e madhe

               Publikuar në : 12:37 - 07/12/18 |
el ida

Tashmë janë bërë të zakonshme postimet në Instagram të reperit Stresi, i cili ndodhet në burgun e Fushë-Krujës. Ai u arrestua dy muaj më parë për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Postimi i fundit ka të bëjë me të ëmën e tij, e cila feston ditëlindjen. Stresi ka publikuar një pjesë të shkëputur nga performanca e tij në “Këngën Magjike”, para se të arrestohej.

Kënga kushtuar të ëmës i emocionoi të gjithë në atë kohë. Sigurisht dhe nënën e tij, e cila ishte e pranishme në momentin e performancës. Por duke qenë se Stresi nuk mundi të merrte pjesë në festival, ku besohej se do të bënte urimin për të shtrenjtën e tij, ai e ka uruar atë nga qelia, përmes këtyre fjalëve të ndjera:

“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”.

Nuk ka munguar as urimi i Keisit e cila ka publikuar një foto të vjetër me të ëmën e Stresit duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta jonë. Mimi ime të dua shumë!”

Pas