-Rrjete Sociale, InstaBIZ

Stefi Prifti bëhet emocional, dedikim prekës bashkëshortes së ndjerë

Bashkëshortja e ndjerë e Stefi Priftit, u nda nga jeta gati dy vite më parë, duke lënë një boshllëk të madh për familjen e saj. Këngëtari i njohur e përjetoi shumë keq vdekjen e saj por duket se kjo dhimbje vazhdon ende të jetë prezente po njësoj.

Ai me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar Marinën. “Marinka! Unë thjesht jetoj në këtë jetë ku më le!”, – shkruan ai, ku nuk kanë munguar edhe fjalët ngushëlluese të kolegëve.

Marina dhe Stefi jetuan për shumë vite në Greqi, së bashku me dy vajzat e tyre, Maria dhe Joana. Me kthimin në Shqipëri Stefi vijoji karrierën muzikore, ndërsa Marina ju rikthye studimeve të letërsisë, për të cilën kishte përfunduar studimet e larta. Ajo bëri masterin dhe u angazhua si pedagoge në një universitet, ndërsa la në mes studimet për Doktoraturë. Marina u largua nga jeta në dhjetor të vitit 2015.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko