-Shëndeti, Metro

Spitali Amerikan 3, tashmë pranë jush!

Tani në Tiranë është edhe Spitali Amerikan 3, investimin më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.
Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 200 shtretër pacientësh në total, 7 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime në Spitalin Amerikan 3, në Rr. Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës.

IMG_3696IMG_3700

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management Fund, pjesë e fondeve të OPIC si dhe EBRD (BERZH), operon suksesshëm prej më shumë se 10 vitesh në Shqipëri, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Investimi në total ne Shqiperi kap shifren 65 milion Eurove dhe plus 18 milion Eurove në Kosovë. Numri i të punësuarve është 1200 persona në Shqipëri dhe 450 në Kosovë. Ne Spitalin Amerikan 3 numri i te punësuarve shkon 450 persona.
Sot ne jemi një strukturë edhe më e madhe Spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit:
• duke ju shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj,
• me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë
• me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor
• me shërbime nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, urgjencë 24H, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatria etj.
• si dhe arritje e suksese në disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.

IMG_3699

Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i duhur i rradhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko