-Kronikë, Bota, Te Fundit, Video

Spikerja e lajmeve lexon vdekjen tragjike të bashkëshortit në transmetim direkt

Prezantuesja e lajmeve në Indi ka marrë një lajmin tragjik për vdekjen e bashkëshortit, kur po prezantonte edicionin informativ.

Supreet Kaur, një prezantuese në IBC24 zbuloi se partneri i saj ishte përfshirë në një përplasje fatale me makinë, ndërsa shfaqeshin pamjet për shikuesit. 28-vjeçarja arriti të mbante qëndrim formal për 10 minuta të tjera, më pas sapo u fikën kamerat, ajo shpërtheu në lot.

“Kur po lexonte lajmet, ajo zbuloi se makina që ishte përplasur, ishte e bashkëshortit të tij. Edhe pse gazetari në terren nuk dha emra, ekipi e kishte kuptuar se ishte ai, por nuk mund t’ia thonim sepse ajo ishte drejtpërdrejt në televizion,” – ka thënë një redaktor i redaksisë.

Bashkëshorti i saj, Harshad Kawade ishte duke udhëtuar me makinë, së bashku me 5 të tjerë dhe u përplas me një kamion. 3 prej tyre, ndër të cilët ishte dhe ai vdiqën, kurse 2 të tjerë janë në gjendje kritike.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko