-Politikë

Spaho: Raporti i Antidrogës italiane tregoi rritjen e frikshme të kanabisit. Me narkoshtetin punojnë policia, prokuroria dhe një bankë

               Publikuar në : 11:28 - 12/07/18 |
ri.de.

Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho reagoi për raportin e fund të Antimafias italiane për trafikun e marijuanës, që e rendishme vendin tonë të parin, madhe me rritje të eksportit gjatë 2017-ës.

Përmes një statusi në facebook, Spaho tha se “raporti i Antidrogës Italiane i cjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges.

Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes. Grupet kriminale shqiptare jane perhapur gjeresisht ne trafikimin e kokaines nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale eshte rritur ndjeshem dhe ato pastrohen lehtesisht ne Shqiperi”.

Sipas tij, aryset se pse Shqipëria vazhdon të jetë prodhuesi dhe eksportuesi më i madh i hashashit është tek vetë Edi Rama: “Arsyet jane ne kriminalizimin e plote te qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe nje banke punojne per narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj”, tha Spaho.

Lexo edhe: RAPORTI I ANTIMAFIAS ITALIANE PER DROGEN

/Opinion.al

Pas