-U tha në Opinion

Sonte në Opinion/ “Divorce Albanian Style”, kalvari i vuajtjeve të burrave shqiptarë që u martuan me gra të huaja në komunizëm

               Publikuar në : 21:24 - 11/04/18 |
Gerta

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Opinion’ do të transmetohet një film-dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, që i dedikohet jetës së shqiptarëve në kohën e diktaturës komuniste dhe regjimit të Enver Hoxhës.


Filmi dokumentar titullohet “Divorce Albanian Style!” dhe trajton jetën e vështirë të tre çifteve, tre burra shqiptarë të cilët asaj kohe u martuan me gra të huaja.


Gratë e tyre të huaja do të bëheshin shkaku i një kalavari të gjatë vuajtjesh, dënimesh dhe dëbimi nga vendi në kohën e diktaturës.


Protagonistët rrëfejnë se si u arrestuan nga regjimi i Enver Hoxhës dhe presionin që iu bë atyre në burg për të pranuar se ishin agjentë të huaj.


Në vitin 1962 gratë e huaja të martuara me burra shqiptarë u larguan nga vendi duke lënë pas familjet e tyre të shkatërruara.
Enver Hoxha ndërpreu marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimi Sovjetik. Burrat shqiptarë të martuar me gratë e huaja u detyruan nga shteti të ndaheshin nga gratë e tyre – gra nga e gjithë Evropa Lindore – të cilët u dëbuan më pas.


Dokumentari ritransmetohet sot pasi në vend është hapur një debat i gjerë mbi vuajtjet dhe torturat e shqiptarëve në komunizëm. Një debat i nxitur nga historiani Pëllumb Xhufi, i cili u përpoq të minimizojnë atë çfarë ka ndodhur në kampin famëkeq të Tepelenës. Në kuadër të këtij debati “Opinion” transmetoi këtë javë edhe emisionin mjaft të ndjekur “Fëmijët e diktaturës”.

Mos e humbisni sonte në 22:00 “Divorce Albanian Style!” /Opinion.al

Pas