Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Sonte me sytë nga qielli: Bien meteorët

Eshtë koha të vështroni qiellin. Nga ora 23:00 e deri në 01:00 të datës 13 gusht është parashikuar nga NASA të bien meteorët.

NASA ka bërë të ditur se mbrëmjen e 12 gushtit do të kulmojë shiu i madh i meteorëve, ku sipas shkencëtarëve qindra meteorë do të vijëzojnë qiellin, e shumë prej tyre mund të shihen me sy të lirë përreth botës.

Shiu i Perseidëve, siç quhet grupi i meteorëve që shkëputet nga bishti i kometës Sëift-Tuttle, ndodh çdo vit në muajt korrik e gusht.

Këtë vit pritet të bien 150 meteorë në orë do të thotë 2-3 për minutë.

Ekspertët thonë se shikueshmëria do të jetë shumë më e ulët këtë vit pasi hëna nuk do të jetë e plotë.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko