-Sociale, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Sondazhi/ Shqiptarët janë më të pakënaqur me punën e tyre se sa kosovarët

Në një sondazh të kryer nga kompania EPPC kanë dalë disa të dhëna për punësimin në Shqipëri dhe Kosovë.

Ky sondazh i plotësuar në mënyrë anonime online nga 1459 persona, ka nxjerr në pah problematikat me të cilat hasen shqiptarët dhe kosovarët në vendin e tyre të punës.

Nga të dhënat e këtij sondazhi shqiptarët janë më të pakënaqur për punën e tyre, pra rreth 12% më tepër se sa kosovarët.

Në Shqipëri 66% e pjesëmarrësve në sondazh janë shprehur të pakënaqur për punën e tyre ndërsa në Kosovë 54% e pjesëmarrësve në sondazh shprehen të pakënaqur për punën e tyre. Kjo vjen si rezultat i pagës mesatare, e cila është më e lartë në Kosovë.  /Opinion.al

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko