-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Sondazhi/ Sali Berisha flet hapur kundër listës, kritikon Lulzim Bashën

Intervista e dhënë nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme, për “Syri.net”, më tepër se mbështetje ka qenë një kritikë për Lulzim Bashën, sipas rezultateve të sondazhit në Opinion.al.

Më shumë se 55 përqind e votuesve mendojnë se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka kritikuar Lulzim Bashën, ndërsa vetëm 44.96 e tyre kanë zgjedhur alternativën se ishte një mbështetje.

Pak ditë pasi iu desh të përballej vete me prurjet e reja në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha flet hapur kundër listës me të cilën konkurroi dhe humbi zgjedhjet Lulzim Basha.

Në emisionin “Fakt’ të gazetarit Çim Peka, lideri historik i Partisë Demokratike ka folur për një listë personale të Bashës thotë se nuk do ta kishte bërë kurrë një listë të tillë dhe e quajti të paprecedent faktin se ajo nuk kaloi në forumet e Partisë Demokratike, si kurrë më parë.

Kjo është listë e kryetarit të PD. As nuk do të më shkonte ndërmend që unë të bëja një listë si kjo, por duhet të dimë një gjë, çdo njeri bën listën që mendon. Problem thelbësor i kësaj liste është se kjo nuk kaloi në forumet e partisë, ç’ka nuk ka ndodhur kurrë dhe s’duhet të ndodhë”.

Po për herë të parë Berisha flet për efektet negative që pati marrëveshja e fshehte Rama-Basha, për të cilën thotë se u informua vetëm pasi ndodhi.

“Blloku i militantëve na u largua nga fushata. Militantët janë aq sa janë jetike për fitoren, aq janë edhe të hiperndjeshëm. Dhe kur menduan se kjo mund të ndodhte thanë ne s’kemi punë me këtë fushatë. Ne mbajtëm çandrën, tani s’kemi punë. Jo abstenuan, por bojkoti i zgjedhjeve”.

Berisha thotë se militantet mund të ishin bërë sërish për vete, por pranon se këtë s’mund ta bënte Lulzim Basha, edhe pse faturën ua jep këshilltarëve të tij.

“Lulzim Basha kishte këshilltarë mizerabel”.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Fakt”, të gazetarit Çim Peka, Berisha i jep Lulzim Bashës edhe faturën më të madhe për humbjen në zgjedhje.

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko