-Politikë, -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit

Sondazhi/ Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga Kuvendi gjatë muajit të fundit

Seancat plenare të zhvilluara gjatë muajit të fundit në Kuvendin e Shqipërisë nuk janë në pritshmëritë e qytetarëve, të cilët ndjehen të tepër zhgënjyer për nga mënyra se si zhvillohen.

Lajmi është konfirmuar nga rezultatet e sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku më shumë se 61 përqind e votuesve mendojnë se gjatë muajve të fundit Kuvendi është zhgënjyes. Ndërsa, rreth 21 përqind e tyre, shprehen se Kuvendi nuk është zhgënjyes dhe 18 përqind e votuesve nuk kanë një mendim të qartë rreth kësaj çështjeje.

Për të dytën javë, Parlamenti i Shqipërisë nuk arrin dot të zhvillojë normalisht seancën plenare. Nëse një javë më parë u votua me opozitën të ngritur në këmbë rreth foltores, këtë të enjte kryeparlamentari Gramoz Ruçi u detyrua të mbyllë seancën.

Shkak për këtë u bë përjashtimi i deputetit demokrat Flamur Noka, i cili ashtu si Lulzim Basha një javë më parë, nuk pranoi të linte sallën, edhe pse punimet u ndërprenë për 6 orë.

I gjithë debati që çoi në këtë situatë, nisi pas fjalës së Sali Berishës dhe reagimit të Kryeministrit Rama. Mjaftoi një batutë e Kryeministrit Rama për të ngritur në këmbë Flamur Nokën.

PS në një anë dhe PD bashkë me LSI-në në tjetrën depozituan kërkesa për përjashtime. PS kërkoi mbledhjen e Byrosë për përjashtimin me 10 ditë të deputetit Flamur Noka, ndërsa PD e LSI bashkuan firmat për të përjashtuar Ramën. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Ruçi. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko