Aktualitet

Sondazhi Opinion/ Eni Çobani kalon Arbana Osmanin, ashpërsohet gara mes moderatoreve

               Publikuar në : 13:41 - 13/01/18 |
E SH

Në sondazhin e realizuar nga “Opinion”, për moderatoren më të pëlqyer të ekranit shqiptar, rezultati vijon të ndryshojë dita-ditës me kthesa të paparashikueshme. Që në nisje të sondazhit, dhe pjesën më të madhe të ditës së djeshme, Arbana Osmani ka kryesuar sondazhin me përqindjen më të madhe të votave, ndërsa sot ajo është ulur në vendin e dytë për t’i lënë radhën Eni Çobanit e cila dje nuk ishte as në listën e 5 moderatoreve më të pëlqyera. Sot drejtuesja e “Shihemi në Gjyq” numëron 22% të votave duke u renditur në vendin e parë dhe duke e lënë Arbanën me 20% të votave.

Eni Vasili po ashtu është ulur një vend më poshtë, duke u renditur tani e treta me vetëm 12% të votave.

Vendi i katërt ndahet mes Alekta Vejsiut dhe Rudina Magjistarit, ku dy moderatoret e njohura të Tv Klan mbajnë 8% të votave.

Vetëm vendi i fundit mbetet njësoj, dhe vijon të mbahet nga prezantuesja e emisionit “Prive” në Klan Kosova, Liberta Spahiu.

Sondazhi do të qendrojë i hapur deri ditën e mërkurë, ku më pas do i lërë radhën një sondazhi të ri. Ju mund të votoni në kohë reale në linkun e mëposhtëm duke klikuar foton e moderatores suaj të preferuar, dhe në fund klikoni voto./Opinion.al

 

Sondazh

Pas