4

Sondazhi në Opinion/ Rritet konkurrenca mes ministrave, Etilda Gjonaj afrohet me Ahmetaj

               Publikuar në : 12:18 - 10/01/18 |
E SH

Teksa shtohet numri i votuesve në sondazhin e publikuar në “Opinion.al”, në lidhje me ministrin më të pëlqyeshëm të 100 ditëve të qeverisjes “Rama 2”, edhe renditja e ministrave ka ndryshuar.

Ditën e djeshme Vendin e parë e mbante ministri i Financave, Ekonomisë dhe Punës,Arben Ahmetaj me 20%, ndërsa sot vendin e parë e mban me 16% duke e bërë më të ngushtë diferencën me vendin e dytë i cili sot mbahet nga Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë me 14% të votave, duke lënë ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka në vendin e tretë me 13%.

Nga ana tjetër Mirela Kumbaro vijon të mbajë vendin e fundit me vetëm 1%, duke qenë ministrja më pak e preferuar. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla së bashku me zv/kryeministren Senida Mesi mbajnë vetëm 2% te votave duke u shkëputur me një diferencë të madhe me ministrat e tjerë të listës.

Në sondazh deri më tani kanë votuar mbi 7800 persona, ndërsa ju mund të votoni deri mbrëmjen e së enjtes duke klikuar linkun e më poshtëm. Në link do ju shfaqen me foto të gjithë ministrat e kabinetit “Rama2”, dhe ju mund të votoni të preferuarin tuaj duke klikuar në foton e tij./Opinion.al

Sondazh

Pas