4

Sondazhi në Opinion/ Rritet gara mes ministrave, vendi i parë në barazim, “luftë” edhe për vendin e dytë

               Publikuar në : 15:35 - 11/01/18 |
E SH

Sondazhi i Opinion për ministrat e preferuar në 100 ditë të qeverisjes “Rama2” po bëhet shumë i paparashikueshëm.

Të gjithë surprizat duket se janë rezervuar në ditën e fundit ku rezultati ndryshon nga ora në orë. Disa orë më parë Ahmetaj ra nga vendi i parë për tu pozicionuar në të dytin, ndërsa tani ai ka barazuar me përqindje Etilda Gjonaj, dhe të dy kanë 20% të votave.

Edhe vendi i dytë ka ndryshuar pasi Olta Xhaçka ka arritur sërish të dalë mbi Fatmir Xhafajn. Edhe pse rezultati mbetet i ngushtë Xhaçka ka 11% të votave, ndërsa Xhafaj vetëm 10%. Disa çaste më parë dy vendet e para ishin në barazim ku edhe Xhaçka me Xhafajn mbanin 11% të votave.

Një tjetër surprizë vjen nga vendi i fundit ku Mirela Kumbaro dhe Lindita Nikolla kanë të dyja 1% të votave.

Vlen për tu përmendur se në ditët e para të sondazhit nuk kishte ndryshime të mëdha në votime pasi Ahmetaj e ka mbajtur vendin e parë me një diferencë të theksuar votash ndaj ministrave të tjerë. Deri më tani kanë votuar më shumë se 15400 persona, ndërsa sondazhi mbetet i hapur deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme./Opinion.al

Sondazh

Pas