-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Sondazhi/ Gjykata është përgjegjësja për vrasjen e gjyqtares Hafizi

Vrasja e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Fildes Hafizi, me 31 gusht në Tiranë nga ish bashkëshorti i saj, ka ardhur si pasojë e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. 

Ky është rezultati i sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku theksohet se gjykata është përgjegjësi për vrasjen e gjykatëses Hafizi.

Pyetjes se “kush mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi?”, rreth (49.33%) e lexuesve mendojnë se përgjegjësin e mban gjykata dhe vetëm (32.00%) arsyetojnë se është kriza familjare. Ndërsa, (18.67%) e lexuesve arsyetojnë se përgjegjës është policia.

Fildes Hafizi 39 vjeç, nënë e dy fëmijëve u godit disa herë nga ish bashkëshorti Fadil Kasemi, 53 vjeç. Ngjarja ndodhi me 31 gusht (e enjte) në zonën e “Xhamllikut”. Hafizi humbi jetën menjëherë, ndërsa policia arrestoi autorin. Çifti i divorcuar ka një vajzë 16 vjeçare dhe një djalë 14 vjeçar.

 Mes Hafizit dhe Kasemit prej vitesh ka patur mosmarrëveshje. Dy vjet më parë Fadil Kasemi kishte tentuar ta vriste Fildes Hafizin në Plazhin e Golemit.

Në atë kohë gjykata e deklaroi fajtor  Kasemin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje” dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj burg, dhe për akuzën “armëmbajtje pa leje” e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet burg.

Por ai u lirua nga burgu në janar të 2017  pas një amnistie të miratuar nga parlamenti e firmosur nga presidenti Nishani në dhjetorinn e 2016,  amnisti nga e cila përfituan 670 persona.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko