-Sociale, Aktualitet, Te Fundit

Skandali/ Dhunohen varret, eshtrat hidhen në përrua

Një rast i rëndë i dëmtimit të varrezave është regjistruar në fshatin Popçisht të njësisë administrative Moglicë. Si pasojë e punimeve për rrugën, janë dëmtuar masivisht varrezat, ndërsa banorët denoncojnë dhunimin e eshtrave të familjarëve të tyre.

Të paktën 37 varreza janë shkatërruar, duke bërë të dalin në sipërfaqe eshtra dhe skelete njerëzore. 34 familje në këtë fshat, përveç dëmit psikologjik të shkaktuar nga shkatërrimi i varreve të familjeve të tyre, janë shokuar edhe më tepër, pasi sipas tyre, qentë e fshatit vërtiten në rrugë apo edhe në kopshtet e tyre me eshtrat nëpër gojë.

Si të mos mjaftonte kjo, ata kanë qenë edhe dëshmitarë të momenteve kur firma, e cila po zbaton projektin e ndërtimit të rrugës Korçë-Gramsh, ka gërmuar varrezat dhe së bashku me inertet ka hedhur në përrua edhe eshtrat.

Edhe Prokuroria e Korçës ka pushuar hetimet për rastin, me argumentin se banorët që kanë denoncuar pretendojnë për varre ortodokse, ndërkohë që fshati ka besim mysliman.

Sazan Gaxhu tregon se eshtrat e 3 familjarëve të tij, prindërve dhe vëllait, përfunduan në përroin e fshatit, pasi firma i mori së bashku me inertet, edhe pse ai ua kishte treguar vendin e saktë se ku ndodheshin ato./Panorama

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko