Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit

Skandali/ Dhjetra të mitur janë abuzuar seksualisht në Greqi

Fëmijët e mitur dhe të pashoqëruar nga prindërit, janë refugjatët më të dëshpëruar për të mbërritur në disa vende të ndryshme të Europës, pasi janë të detyruar të shesin trupin e tyre si mënyrë pagese për kontrabandistët.

Shumë fëmijë të mitur nga zonat e konfliktit, duke përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe Pakistanin janë bllokuar në Greqi, me arsyen e pamundësisë për të paguar tarifat e kontrabandistëve me të cilët supozohet të lëvizin.

ad2b8d08-90d6-42df-8b2e-1364e7d31700

The Guardian shkruan se kontrabandistët marrin mijëra euro për të kaluar njerëz në disa vende të Europës, por fëmijët e mitur e kanë të pamundur të përballojnë tarifa të tilla dhe si rrjedhojë, shumë nga ata, janë shndërruar në ekskorta seksi si mundësi e vetme për të përballuar udhëtimin e tyre.

Referuar raporteve hulumtuese, çmimi mesatar i një marrëdhënie seksuale me fëmijë të mitur është 15 euro. Nga i njëjti burim, theksohet se fëmijet që shesin trupin janë djem afgan, sirian, irakian dhe iranian. Shumica e klientëve janë burra të moshës mbi 35-vjeç”, shkruan The Guardian.

Dr.Vasileia Digidiki dhe Prof Jacqueline kanë apeluar se nuk mund të ulemi dhe të rrimë kot, ndërkohë që fëmijët emigrant janë abuzuar dhe detyruar të shesin trupin e tyre në mes të Athinës, thjesht për të mbijetuar.

Kjo është përgjegjësia jonë si qenie njerëzore të përballemi me këtë ҫështje emergjente dhe të merren masa të menjëhershme për t’i dhënë fund kësaj shkeljeje më të urryer të dinjitetit dhe shtypjes së të drejtave të njeriut”, theksojnë ata.

172b7a3d-56a4-4f89-8df3-daff3614c70f

Agjensitë greke flasin për një rast të njëjtë të ndodhur në 2016, ku si referim u morën 5,174 fëmijë emigrantë të pashoqëruar. Ata raportojnë se është pikërisht ky grup i popullsisë që janë në rrezik më të lartë të shfrytëzimit seksual. Por nga shqyrtimet e agjensisë, në fund të dhjetorit vetëm 191 prej tyre ishin transferuar në vende të tjera evropiane. Pothuajse 50% e fëmijëve të pashoqëruar në Greqi janë në pritje të zhvendosjes, por a do ndodh kjo në të vërtetë?

Deklarata e agjensive greke konstaton se shfrytëzimi seksual i fëmijëve është i lartë në të dy mjediset; urbane dhe rurale në Greqi. Shumë nga këta fëmijë që shesin trupin për seks bëhen të varur nga droga, si rrjedhojë ata stabilizohen me situatën në të cilën ndodhen, duke mos mundur kurrë t’i paguajnë kontrabandistët për t’i larguar nga Greqia.

Agjensitë bëjnë thirrje ndalimin e emigrantëve në këto zona të Greqisë, ndonëse ka një sistem të specializuar për strehimin dhe mbrojtjen e këtyre fëmijëve. Pavarësisht, ҫadrave të strehimit, fëmijët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë dhunës dhe shfrytëzimit nga kontrabandistët.

3e6c188c-d406-4bf8-8337-2a25ace66b72

Përfundimi që kanë nxjerrë agjensitë greke, rezulton se ka pasur një dështim dramatik për mbrojtjen e fëmijëve emigrant sot. Këto institucione deklarojnë gjithashtu se përdhunimi dhe format e tjera të sulmit seksual tek fëmijët e mitur në kampe, si dhe rritjet e martesave të fëmijëve nën moshë, shantazhit të disa prej tyre me anë të fotove poshtëruese të marra nga bandat mafioze si formë presioni se do ia dërgojnë familjeve, ka krijuar bindjen e moskthimit në shtëpi.

Ky raport dokumenton një aspekt tronditëse për krizën aktuale të refugjatëve dhe ekspozimin e fëmijëve shumë të vegjël për shfrytëzim seksual si një strategji mbijetese./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko