-Kronikë, Aktualitet, Te Fundit

Skandal/ Mësuesi i dënuar për vrasje dhe pa diplomë jep mësim në shkollë

Fiks-Fare denoncoi sot skandalin e radhës në arsimin shqiptar. Një mësues i dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe pa diplomë jep mësim në shkollën 9-vjeçare të Sohodollit në Peshkopi. Ndërkohë që mësuesi me me master dhe fitues në portalin e ministrisë së Arsimit shkarkohet nga puna

Drejtoria Arsimore e Peshkopisë si dhe drejtoria e shkollës nuk kanë verifikuar dosjen e tij dhe nuk i kanë kërkuar dëshminë e penalitetit. Drejtori i shkollës, Sulejman Abdia pohon se nuk ia ka kërkuar dëshminë e penalitetit madje nuk e njihte rastin fare. Sipas tij dosja e mësuesit ka ardhur nga Drejtoria Arsimore Peshkopi pa miratimin e tij.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërrin një denoncim nga mësuesi Neki Hysa, i cili shprehet se e kanë hequr pa të drejtë edhe pse ka 32 vite punë në arsim, si dhe ka të gjithë dokumentacionin që i duhet një mësuesi. Ai ka dalë i pari në portalin e ministrisë së Arsimit si dhe ka master. “Ne shkollën e Sohodollit janë emëruar mësues pa arsimin e lartë”, denoncoi në Fiks fare mësuesi me përvojë 32 vjeccare në mësimdhënie.

Pas ankesës së mësuesit Neki Hysa, se në shkollën 9-vjeçare Sohodoll, Peshkopi, ka mësues pa arsimin përkatës,  Fiks Fare kërkoi verifikimin e një tjetër elementi kyc në dosjen e mësueve të kësaj shkolle, dëshmisë së penalitetit.

Në dosjet e mësuesve të kësaj shkolle, Fiks Fare zbuloi se mungonte dëshmia e penalitetit të mesuesit të fiskulturës, zotit Endri Cena.

GAzetarët e Fiks fare gjetën dëshminë e penalitetit të këtij mësuesi. Sipas  këtij dokumenti, mësuesi I fiskulturë snë shkollën e Sohodollit, zoti Endri Cena, është I dënuar me një vendim të formës së prere të gjykatës së Apelit të Tiranës ,me 3 vjet e gjysëm burg për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia dhe prodhimit e mbajtjes së armëve luftarake

Drejtori i shkollës: “Jam agronom, nuk kontrolloj dëshmitë e penalitetit”

Ai pohon se është në dijeni të këtij rasti dhe se mësuesi Cena nuk e ka diplomën e shkollës së lartë, por dosja e tij ka ardhur me emërim nga  Drejtoria Arsimore. Në dosjen e mësuesit Cena  mungon dëshmia e penalitetit dhe  gjendet edhe një vërtetim ku tregon se Endrit Cena është student part –time, por jo i diplomuar.  “ Dëshminë e penalitetit nuk e ka as ky mësues dhe asnjë mësues tjetër, sepse nuk ua kam kërkuar unë” shprehet drejtori Abdia. Pyetjes së gazetares se çfarë diplome kishte vetë drejtori,  ai pohon se në profesion është agronom dhe nuk ka asnjë master për mësuesi.

Në kohën që gazetarët flisnin me drejtorin Abdia, në drejtorinë e shkollës, në ambjentet e shkollës paraqitet  mësuesi i fizkulturës bashkë me të atin e tij.  Gazetarët tentojnë të intervistojnë mësuesin e fizkulturës, ai largohet nga shkolla, ndërsa i ati jo. Ai debaton me gazetarët e Fiksit duke i kërcënuar “ Unë të plas kokën atje, ktë të bëj unë” u drejtohet ai. Në debat e sipër nuk harron t’i bejë foto dhe operatorit për ta çuar deri në fund kërcënimin e tij “atë që bëni ju do e bëj dhe unë, pa ta knu unë ty…”

Drejtoria Arsimore, Dibër: përgejgjësinë e ka drejtori I shkollës

Gazetarët ui drejtuan edhe drejtorisë arsimore Dibër për të mësuar nëse ishte marrë ndonjë masë apo jo për mësuesin Cena. Drejtori z. Drini Gjici nuk pranon të japë intevistë, por bashkëbisedon me gazetarët e Fiksit në zyrën e tij. Ai pohon se menjëherë pas vënies në dijeni nga Fiks fare të rastittë mësuesit të edukimit fizik, ka thirrur drejtorin e shkollës dhe i kërkuar pezullimin e mësuesit Cena.  Z. Gjici tregon se nuk ka qënë në dijeni se z. Cena ka qënë i dënuar.  Gjithsesi ai akuzon drejtorin Abdia për marrjen në punë të mësuesit Cena ‘ai është punëdhënësi i tij’ shprehet ai.

Takimi i mësuesit të akuzuar me gazetarët e Fiksit

Drejtori i shkollës- Thirre Endrin le të vi këtu

Babai i mësuesit- Vi unë.

Drejtori i shkollës-S’ke punë ti

Babai i mësuesit- E din ti (i djretohet gazetarëve) Çin kërkoni ju o shoku im?

Drejtori i shkollës- E dinë këta çfarë kërkojnë

Babai i mësuesit- Ju ç’kërkoni?

Drejtori i shkollës- S’kërkojnë gjë këto

Babai i mësuesit- Qish doni ju, qiqra në hell doni ju ?

Drejtori i shkollës- Mos na i prish muhabetet

Babai i mësuesit- Po me Endrin qish ke?

Drejtori i shkollës- Ramiz, asgjë

Fiksi- Po ti kush je?

Babai i mësuesit- Ç’të duhet ty kush jam unë

Fiksi-  Po atëherë ç’të duhet ty

Babai i mësuesit- Unë të plasi kokën atje, ktë të bëj unë

Drejtori i shkollës-Ramiz, Ramiz le të vijë Endri

Babai i mësuesit- Endri nuk ka punë me ardhë këtu

Drejtori i shkollës-E kërkoi unë

I bën foto operatorit me telefonin e tij

Babai i mësuesit- Atë që bëni ju do e bëj dhe unë , pa ta knu unë ty

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko