-Sociale, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Situata e rrugëve, në akset e Tiranës kalohet me zinxhirë

Ministria e Transporteve informon për gjendjen e rrugëve.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Sot në shumicën e akseve të Qarkut Tiranë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në qarkullim sepse ka formim të akullit në rrugë. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në shumë zona si: Mbikalimi i Kasharit, Superstrada Tiranë – Durrës, etj.

Nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, situata në akset kombëtare, paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Verior Shkodër: Kalueshmëria e akseve në këtë Rajon po shkon drejt përmirësimit. Kontraktorët janë dukë bërë pastrimin dhe hedhjen e kripës, në zonat ku ka ngrica.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka patur temperatura të ulëta deri minus 10 gradë. Përveç aksit të Dardhës, Voskopojës dhe Ersekë – Gërmenj, të gjitha akset e tjera qarkullohen pa zinxhirë.
Në Qarkun e Vlorës Autostrada Vlorë – Levan dhe rruga e vjetër qarkullohen me zinxhirë.

Po kështu qarkullohen me zinxhirë disa akse në Fier, Berat etj.
Në të gjitha akset po punohet për hedhjen e kripës dhe pastrimin e akseve, nuk ka asnje bllokim te akseve kombetare.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko