Sport

Nuk ia dalin me Kombëtaren e Spanjës, “Shpresat” bien në fund

               Publikuar në : 23:12 - 11/10/18 |
Gerta

Kombëtarja shqiptare e Shpresave të U-21 është mundur në shifrat minimale nga Spanja, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve.

Goli i Mir në minutën e 84-t i dha fitoren spanjollëve, të cilët janë kryesuesit e Grupit 2. Djemtë e Alban Bushit zhvilluan një ndeshje dinjitoze përballë një kundërshtari të fortë si Spanja. Kujtojmë se në radhët e Spanjës ka lojtarë, të cilët luajnë me ekipet më të mira në kampionatin spanjoll.

Futbollistët e Kombëtares tentuan dy herë me Vrionin, por pa mundur të shënonjë në portën e kundërshtarit. Spanja me këtë fitore arrin kuotën e 24 pikëve, ndërsa Shqipëria mban vendin e parafundit me 6 pikë në 9 ndeshje.

Pas