-Si u Veshën, Kryesore

Si u veshën të ftuarit në “Opinion”? Nga avokati i Saimir Tahirit deri tek artizanët modern

Java në ‘Opinion’ filloi me “vendimin e Trump për Jeruzalemin” dhe u mbyll mbrëmjen e së enjtes me disa nga ngjarjet më të mprehta të aktualitetit në vend siç ishte “Çështja Tahiri”, “Kontrata e Balilajt” dhe “Përplasjet Berisha- Donald Lu”, ndaj dhe të pranishëm kanë qenë  panel me gazetarë dhe analistë për të analizuar të gjitha ngjarjet e javes, e nuk kishte si te mungonte avokati i Saimir Tahirit.
Sa i përket paraqitjes në veshje për ditën e enjte këtë herë paksa ndryshe kishte ardhur gazetari dhe ish deputetit socialist Alfred Peza, në përzgjedhje dhe kombinim ai u duk tepër interesant në këtë emision.

Me një xhaketë në tonet e grisë, një shami në ngjyrë kafe jo shumë të mbyllur e vendosur tek xhepi i xhaketes, këmishë të bardhë, pantallona në ngjyrë të zezë dhe këpucë në ngjyrë kafe, të gjitha këto ngjyra tendencë e vjeshtë dimër 2017-2018. Heqja dorë nga kostumet duke se e ka sjell Pezën edhe më simpatik në paraqitjet e tij të fundit. Pjesa tjetër e panelit nuk ka surprizuar, ka ardhur në paraqitje si zakonisht.

 

 

 

Ditën e mërkurë emisioni është dominuar nga ngjyrat, për faktin se po trajtohej një temë e veçantë dhe artistike: Artizan modern!
Përveç se të gjithë të rinjtë e ftuar në panel kishin sjell në studio punimet e tyre artizanale plotë ngjyra e detaje interesante edhe në veshjet e tyre ata kanë ardhur tepër ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim zakonisht panelet në studion e Opinion.
Ajo që ra në sy ishte Jerida Sakaj e cila në veshjen e saj kishte ardhur me disa detaje, disa lule të pikturuara në ngjyrat të ndryshme tendencë të kësaj vjeshte. Ajo kishte pikturuar disa lule nga xhaketa e deri tek getat. Seka ka bërë një kombinim tepër interesant mes ngjyrash çka bëri që të duket vërtetë ndryshe në ekran.

 

Fjordi Pernaska #opinion #backstage Artizan modern! Dhjetor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

#opinion #backstage Jerida Sakaj

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Artizan modern #dhjetor2017 #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Artizan modern! #opinion dhjetor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

 

#Repost @jerart_handmade (@get_repost) ・・・ #opinion#backstage

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Ditën e martë studio e Opinion është folur për “Çështjen Tahiri”.

Artan Hoxha këtë herë ka ardhur në ngjyra të errëta, teksa është parë me një xhaketë me kuadrate të vegjël në tone të blusë të cilën e ka shoqëruar po ashtu me një bluzë në ngjyrë blu nga poshtë, e pantallona të zeza, paraqitje simpatike dhe konfidenciale ka dhënë këtë herë gazetari.

Pjesë e panelit ditën e martë ka qenë edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e tij. Që nga largimi si ministër Manjani ka filluar të ndryshojë paraqitjen duke u shfaqur me mjekër dhe syzet të cilat tashmë i mbanë gjithmonë. Prezencë i ka dhënë edhe veshja Manjanit, i cili në studio kishte ardhur me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kollare në ngjyrat e kuqetë ndezur dhe të zezë  që binin tepër në sy.

Në këtë temë në studion e “Opinion” nuk kishte si të mungonte avokati i ish ministrit Tahiri, Maks Haxhia, i cili po ashtu ka ardhur brenda etikës zyrtare, me një kostum serioz në ngjyrë të errët të zezë, me kollare të zezë me disa detaje në ngjyrë gold të lehtë dhe jo me shkëlqim, këmishë të bardhë e jelek të zi. Avokati është paraqitur me veshje tepër zyrtare dhe serioze për shkak edhe të pozicionit në të cilin ai ndodhej.

 

 

 

Artan Hoxha #opinion #live Saimir Tahiri pa pasaporte! Dhjetor 2017

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Të hënën në emision u trajtua tema: Vendimi i Trump për Jeruzalemin,konflikt apo paqe? Të ftuar ishin një panel me gazetarë dhe analistë. Sa i përket paraqitjes dhe veshjeve nuk ka patur surpriza, pasi të ftuarit kanë ardhur brenda stilit të tyre, më shumë kanë dominuar ngjyrat e errëta, si në kostume apo edhe në kombinim mes pantallonave dhe xhaketave. Analsitët kanë ardhur në të njëjtin stil siç edhe shfaqen zakonisht nëpër studiot televizive. Shihni foto dhe kometoni vet veshjet e të gjithë të ftuarve./Gerta Zaimaj-Opinion.al

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko