-Si u Veshën

Si u veshën të ftuarit këtë javë në ‘Opinion’? Ja kush u duk më simpatik

               Publikuar në : 20:37 - 02/02/18 |
Gerta

Kjo javë në emisionin ‘Opinion’ është dominuar nga temat e aktualitetit; që nga protesta e opozitës, tek ekstradimi i financierit të Habilajve e për të ardhur në dy ditët e fundit tek marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit nga negociatat mes dy vendeve.

Por edhe pse temat kanë mbizotëruar aktualitetin nuk kanë munguar zonjat simpatike në panel, pasi jemi mësuar që zakonisht janë burrat ata që janë më prezentë.

Paraqitja e të ftuarve këtë javë ka ardhur plot kolore, si gjithmonë meshkujt e panelit nuk kanë hequr dorë nga kostumet me ngjyrë të errët, sidomos në të zezë, por zonjat e paneleve kanë ardhur me ngjyra të ndezura çka ka bërë të tërheqin vëmendjen e duhur.

Ylli Manjani: Ish Ministri i Drejtësisë njihet për stil në të veshur, mbizotërues në gardërobën e tij duket të jetë e zeza pasi edhe në emision vjen gjithmonë në  të zeza.

Edhe këtë herë është dukur tepër elegant i veshur në të zeza, por një detaj për thyerje duket se e ka goditur në shenjë. Shall rreth qafës, poshtë këmishës, në ngjyrë të kuq, me një figurë në të bardh e gri e po ashtu rripin ‘e famshëm’ kaf me yll.

Pjesë panelit ka qenë edhe kreu i ALUIZMIT Artan Lame. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe Lame është dukur tepër tërheqës me një kostum të zi, këmish të bardhë kollare në tontet e blusë me viza të lehta të bardha, këpucë të zeza. Serioz dhe me prezencë Lame në Opinion.

Edit Harxhi ishte një nga zonjat e cila erdhi në Opinion ditën e hënë, në temë për protestën e opozitës. E veshur në ngjyrat pastel të lehta, kombinim tepër interesant dhe ngjyra të lehta që i shkojnë me lëkurën dhe tiparet. Flokët ishin ata që tërhoqën vëmendje si në ngjyrë edhe në model. Një pamje simpatike kjo e Hraxhit në Opinion.

Mesila Doda  ishte e ftuar në Opinion ditën e enjte ku edhe u fol për marrë dhëniet Shqipëri-Greqi. Dhe duke ju përshtatu temor ajo ka ardhur e veshur në kuq e zi. Fustan i kuq i ndezur i shoqëruar me një shall të zi. Duke qenë bionde me sy të kaltër, Doda ka goditur në shenjë me këtë veshje, ajo tërhoqi vëmendjen e duhur për paraqitjen e saj.

Ajo është një nga ministret simpatike të qeverisë Rama 2, bëhet fjalë pikërisht për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sa i përket paraqitjes së saj në Opinion ajo ka ardhur si një zyrtare e vërtetë, me kostum, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza klasike. Një grim aspak i ekzagjeruar, por që i nxirrte në pah tiparet e saj. /Gerta Zaimaj-Opinion.al

 

Pas