-Si u Veshën, Kryesore

Si u veshën të ftuarit këtë javë në “Opinion”? Ja kush dalloi

Emisioni ‘Opinion’ është gjithnjë në qendër të vëmendjes jo vetëm për temat pikante dhe aktuale që trajton, por edhe për të ftuarit e tij.

Prandaj ata nuk komentohen vetëm për opinionet dhe deklaratat e tyre, por edhe imazhin që zgjedhin të tregojnë në këtë emision. Ne do t’ju risjellim edhe njëherë në memorie disa nga të ftuarit e javës në studion tonë, duke bërë edhe disa komente të shkurtra për veshjet e tyre.

Java nisi me: “Përgjimi i Dakos, Tahiri dhe Sota”, ku në sy ra paraqitja e gazetares Anduena Llabani. Llabani kishte ardhur tepër elegante, e veshur një fustan të bardhë me temina gri, një krehje nga jashtë të flokëve dhe taka te kuqe. Llabani u duk tepër simpatike në paraqitjen e saj si femra e vetme ne panel.

Një ditë më pas teksa ne emisionin trajtohej: “A jemi te varur nga rrjetet sociale”, gazetarja Fiori Dardha ka ardhur tepër ndryshe. Me një fustan me lule dhe kolore të ndryshem të kombinuar në make up, krehje të thjeshtë të flokëve, taka të zeza, pamje qe i shkonte përshtat emisionit.

Fioralba Dizdari po ashtu është veshur në bardh e zi. Një bluzë të bardhë në dantellë e kombinuar me një fund të zi të gjatë, flokë të krehur drejtë dhe tualet tepër i kursyre, çka bëri që ajo të duket bukur në paraqitjen e saj.

Nga ana tjetër të gjithë meshkujt e ftuar në studio kanë ardhur në rroba të errëta, kostume të zi dhe në tonet e blusë së mbyllur, e po ashtu kombinime mes xhaketave të errëta dhe pantallonave të errëta. Ai që ra në sy dhe kishte “thyer rregullin” këtë herë ishte analisti Mustafa Nano, i cili ka ardhur në studio me pantallona të kuqe.

Moderatori Arjon Muca që njihet në publik për veshjen e tij me stil, kishte zgjedhur të paraqitej në “Opinion” me xhaketë në ngjyrën tendencë të kësaj vjeshte, kafe e pjekur, këmishë të bardhë dhe jelek po në atë ngjyrë, e po ashtu me pantallona xhins të grisura dhe atlete me qaf të zeza. Stil dhe elegant dukej Arioni këtë herë.

Shikoni me vëmendje të gjitha fotot dhe jepni komentet tuaja për veshjen e të ftuarve në Opinion.

Gerta Zaimaj/ Opinion.al

 

@anduenallabani #opinionlive #opinion Pergjimi i Dakos,Tahiri dhe Sota

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

@fioridardha #opinion #opiniontvklan A jemi te varur nga rrjetet sociale?

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

@arjonmuca #opinion A jemi te varur nga rrjetet sociale ? #opiniontvklan #opinion

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko