-Si u Veshën

Si u veshën të ftuarit këtë javë në emisionin ‘Opinion’? Ja kush dalloi

               Publikuar në : 19:32 - 28/04/18 |
Gerta

Këta janë të ftuarit e përzgjedhur të kësaj jave për t’u komentuar në rubrikën “Si u veshën”.

Ylli Manjani gjithmonë tërheq vëmendje me veshjen e tij në daljet televizive. Sepse ai nuk është si gjithë politikanët e tjerë, me veshje standarde kostum dhe kollare. Pasi herët e fundit në ‘Opinion’ ishte shfaqur në ngjyra të errëta, veshur totalisht me të zeza, duket se këtë herë ish ministri i drejtësisë ka bërë një kombinim shumë të mirë të ngjyrave. Këmishë e bardhë, xhaketë në tontet e ngjyrës blu dhe pantallona në ngjyrë gri. Një kombinim i ngjyrave tendencë që jepnin një pamje simpatike.

Zëvendësministrja e Europës dhe Punëve të Jashtëm, Klea Maliqi, ka ardhur në ‘Opinion’ me një kombinim bardh e zi. Xhaket dhe këmishë të bardh me pantallona të zeza dhe këpucë klasike të zeza.

Preç Zogaj është i përzgjedhur për t’u komentuar për paraqitjen e tij nga analistët e panelit për këtë javë, si rezultat i kombinimit të mirë të ngjyrave. Ai kishte veshur kostum në tonet e ngjyrës blu të errët, këmishë në blu- në tone shumë të hapura dhe kollare me kuadrate në ngjyrë blu, të kuqe dhe të bardhë. Një kombinim interesant dhe ndoshta më i mirë i kohëve të fundit, bërë nga analisti për pamjen e tij.

Më poshtë ju sjellim edhe të ftuarit e tjerë në panelet e kësaj jave, jepni edhe ju komentin tuaj për të veshurin më mirë dhe e kundërta./G.Zaimaj -Opinion.al

 

 

 

 

Sa e shtrenjte na eshte bere jeta? @blendifevziu #opiniontvklan

A post shared by OPINION nga Blendi Fevziu (@opinion.al) on

Pas