-Si u Veshën, Kryesore

Si u veshën/ Këto detaje u kanë shpëtuar nga të ftuarit gjatë kësaj jave në ‘Opinion’

Edhe kjo javë ka qenë tepër intensive në ‘Opinion’. Në katër emisionet e javës ka patur panele të gjerë dhe tema nga aktualiteti.

Të gjitha deklarata, emisionet e plota dhe audiencat i gjeni në portalin opinion.al në kategorinë OpinionWebTV, ndërsa më poshtë do të komentojmë shkurtimisht paraqitjen e të ftuarve në emision.

Nëse e nisim me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu, nuk do ndalemi tek kostume dhe këpucët e tij, pasi jemi mësuar tashmë ta shohim në ngjyrë të zeza ose në tonet e blusë së errët, dhe i vetmi detaj që bie në sy dhe mund të na tërheq vëmendjen këtë herë është kollarja, e cila gjithmonë është një gjetje tepër e goditur nga ana e Fevziut. Ngjyrat e tyre kanë qenë të çelëta, që i përshtaten tepër me ngjyrën e lëkurë. Kollaret me vija të bardha, rozë, të kuqe e blu, e të enjte me në ngjyrë pastel kanë thyer ngjyrat e errëta në studio. Asnjë surprizë dhe brenda stilit të tij, ka ardhur drejtuesi i emisionit ‘Opinion’.

Armand Shkullaku ka ardhur në bardh e zi. Dy ngjyra që duket se i ka për zemër dhe i përdor shpesh janë kostumi i errët në ngjyrë të zezë, këmisha e bardhë. Dhe kollarja këtë herë ka ishte në ngjyrë blu të errët. Brenda stilit të tij dhe etikës së emisionit.

Sazan Guri ishte pjesë e një prej paneleve të kësaj jave në Opinion. Sa i përket veshjes Guri ka ardhur me një kostum në tonet e ngjyrës blu, këmishë të bardhë dhe kollare të kuqe me pika të bardha. Dukuet se më këtë kombinim Sazan Guri ka goditur në shenj, dha një paraqitje interesante.

Kejdi Mehmetaj erdhi në ngjyra të ndezura dhe tregoi goxha prezencë. Deputetja e LSI ka veshur xhaketë të kuqe, bluze të bardhë, pantallona të zeza, një kapje të vogël të pjesës para të flokëve ajo dha pamjen e një studente, teksa erdhi në Opinion të fliste për problematikat e arsimit në Shqipëri.

Fioralba Dizdari duket se ka tërhequr gjithë vëmendjen me elegancën e saj në ‘Opinion’, e veshur me një fustan të ngushtë në ngjyrë të zeza, me dekolte të hapur, flokët e krehura drejtë dhe tualet modest, Dizdari është dukur shumë në formë, teksa ka ardhur në Opinion të flasë për ushqimet që duhet të konsumojmë.

Blerina Bombaj ka ardhur me një fustan me shkëlqim, në tonet mes ngjyrës bezhë dhe grisë, krehje të flokëve drejtë dhe tualet tepër i kursyer. Pamje brenda etikës së emisionit

Silva Mana ka ardhur e veshur në ngjyra të errëta, më këmishë dhe pantallona. Këmisha ishte mes ngjyrave tendencë, lejla, jeshile dhe e zezë, pantallona të zeza serioze dhe këpucë klasike, krehje dhe tualet i lehtë. Një pamje e thjeshtë dhe simpatike./Gerta Zaimaj-opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko