Komente

Si u var Haxhi Qamili?


               Publikuar në : 11:03 - 13/02/16 |
root

Kjo foto e rralle, i takon momentit te varjes se Haxhi Qamilit ne 16 gusht 1915. Fotoja eshte bere nga nje fotograf durrsak, ne vendin e varjes se tij dhe te 40 personave te tjere qe kishin marre pjese ne rebelimin islamik te Shqiperise se Mesme kunder Princ Vidit. Haxhi Qamili eshte personi i pare nga e majta. Ja nje pjese e pershkrimit te tij dhe te aktivitetit qe ai pati:

“Nuk ka asnjë dyshim që Haxhi Qamili është personazhi më komik dhe më grotesk i këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar.
Thanas Flloqi, një partiot Shqiptar që ishte vënë në shërbim të shtetit e pa për herë të parë në Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhënë përshkrimin më interesant të këtij personazhi:
“Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha përgjysëm burrë. Asht vesh me uniformë gjenerali; me uniformën e Fadil Pashë Toptanit të cilën duket se ia kanë dhanë shokët si dhuratë. Në krye ka vue një kallpak oficerësh të Turqiës edhe nga mesi i tija varet shpata që ka ka rrëmbye pashës nacionalist (Aqif pashës). E vetmja gjë që prish armoniën e kësaj veshje ushtarake janë kofsharët e bardhë (brekushet) qi kanë zanë vendin e pantallonavet.
Pas veti mban gjithnji dy këshilltarë ose adjutantë. Reshit Gjata prej Krrabës së Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizanë e Krus…”
Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharrë i Tiranës dhe njihej si një person me çrregullime mendore, por shumë besimtar dhe I drejtw. Kish shërbyer ca kohë pranë bejlerëve të Tiranës të cilët i ndante në “Të mirë” ata që donin Turqinë dhe në “spajunë të kaurrit” ata që donin pavarësinë e Shqipërisë. Ishte përzënë prej tyre sepse gjatë një dite në udhëtim kishte ngrëne sapunin me të cilin lanin duart duke e menduar djathtë të butë. E kshin gjetur me gojën gjithë shkumë dhe kish shpëtuar falë faktit që Refik bej Toptani i njihte rregullat e ndërhyrjes së shpejtë. Më pas kish bërë emër si njeri i drejtë dhe trim. Atyre që e ndiqnin mbrapa ju thosh se nuk e kapte plumbi i kaurrit. Kur i thanë se nuk mund të sulmonte Durrësin sepse ishte Flota e fuqive të mëdha përballë, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thanë që Princi ka Austrinë dhe Italinë u përgjigj: Unë kom Shijakun dhe Kavajën.
Siç ndodh në situata të ngjashme falw disa veprimeve energjike dhe tw drejta nw dukje, u ngjit shpejt dhe u bë terrori i njerëzve të shkolluar dhe atyre partiotë. Për thuajse një vit, ishte njeriu absolut që dominonte Shqipërinë e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmën e serbëve dhe e dënoi me vdekje. Përpara se ta varnin në litarë, i tha se nëse varte me dorën e tij, gjithë shokët, do ta falte. Ai i vari një nga një, por në fund përfundoi edhe vete në litar më 16 Gusht 1915”

Marre nga libri 100 vjet

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. Faktori i madh per shkatrrimin e ushtrise se haxhi qamilit ishte kapidani I Mirdites Preng Bib Doda qe iku ne Durres me mbi 10.000 mije luftetar Mirditor per te mbrojtur princ Vidin.

  2. Kam lexuar shume per kete personazhe ( me aq sa mundem ) dhe eshte e vertet qe ka qen nje kafshe me plote kuptimin. Por varja nga Esat Pasha qe eshte tradhetari me i madhe ne te gjithe historin e ketije kombi ,sikur e larteson pak figuren e ketije. Ke shume materiale per kete figure ( Esat Pashen ) pse nuk i nxjere z. Fevziu ? Kuptohet si njeri i apasionuar mbas historis.

  3. Qaxhi Qamili me kujton zagaret komuniste te Enver Hoxhes si hetuesit prokuroret dhe gjykatesit. Komunistet mburreshin me injorancen e tyre dhe kafsherine qe mbanin ne shpirt.
    Ata si Haxhi Qamili vrane vete shoket e tyre qe I kishin mbajtur me buke e shpetuar jeten.
    Komunistet zagare i quanin armiq e torturonin njerezit vetem se kishin studiuar jashte vendit dhe nuk ishin injorante e te pagdhendur si shumica e komunisteve.
    Ne fakt hoxha nuk rrihte njerez me doren e vet. Ai jepte urdhera dhe punet e pista si te torturoje njerezit deri ne vdekje I benin ata qe kishin nje status te ulet fare ne shoqeri por u ishte dhene pushtet absolute nga Hoxha.

Pas