-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Si ta kuptoni që një mashkull ju pëlqen bazuar nga shenja e tij e horoskopit

Ndonjëherë meshkujt nuk e thonë në mënyrë të drejtëpërdrejte që ju kanë qejf, por zgjedhin mënyra të tjera. Ndonjëherë mjafton një veprim, një fjalë apo dhe disa gjeste të cilat lidhen edhe me shenjën e tij të horoskopit. Mjafton të dini se çfarë shenje ka mashkulli me të cilin po dilni, për të kuptuar nëse ju ka qejf apo jo.

Dashi – Meshkujt e kësaj shenje nuk i kanë qejf lojrat. Ata janë të hapur dhe nëse e pëlqejnë dikë, do ja thonë në mënyrë të qartë. Me një Dash e keni më të thjeshtë.

Demi – Ekzistojnë disa shenja të vogla që meshkujt e shenjës së Demit ju japin kur ju kanë qejf. Ata kanë tendencën të bëhen shumë nervoz kur janë pranë jush, në një mënyrë shumë të lezeçme. Ata nuk e bëjnë kurrë hapin pa u siguruar që edhe pala tjetër ka të njëjtin pëlqim. Mundohuni t’i jepni ndonjë shenjë që edhe ju e pëlqeni.

Binjakët – Me këta meshkuj është shumë e vështirë të kuptoni nëse ju pëlqejnë apo jo. Ata kanë një mekanizëm mbrojtës të cilin e përdorin në të tilla raste nga frika semos lëndohen. Më pas ata bëhen “përtac” në mbrojtjen e ndjenjave dhe fillojnë të japin shenjat e para. Si fillim do ju pyesin për jetën tuaj sentimentale, dhe më pas për gjëra të tjera personale.

Gaforrja – Meshkujt Gaforre janë shumë klasik në mënyrën se si i shprehin ndjenjat. Ata fillojnë me komplimenta të thjeshtë dhe gjejnë pretekste për të kaluar sa më shumë kohë me ju. Kanë metoda klishe, të cilat femrat nuk do rrijnë pa i vënë re.

Luani – Një Luan kur pëlqen një femër kujdeset shumë më shumë për veten. Ai do të fillojë të veshë sa më shpesh gjërat të cilat vajza që pëlqen i tha se i shkojnë, apo do sillesh shumë mirë. Sigurisht do të vini re një mashkull xhentil që përpiqet të ketë sa më tepër vëmendjen tuaj.

Virgjëresha – Një mashkull Virgjëresh e shpreh afeksionin me anë të dhuratave. Ata mund t’ju dhurojnë shpesh gjëra simbolike apo një ftesë për të takuar familjarët e tyre. Ata do të mbajnë mend shumë detaje nga gjërat që i keni treguar dhe do të jenë shumë të kujdesshëm me ju. Të thjeshtë për tu kuptuar apo jo?

Peshorja – Një mashkull Peshore, nën ndikimin e një femre që pëlqen do të përpiqet pafund të jetë versioni më i mirë i vetes së tij. Ata mund të kthehen edhe në një “gentleman” të filmave të vjetër vetëm që të bëjnë përshtypje të mire te ju. Ata do t’ju llastojnë pafund nëse ju pëlqejnë, dhe kështu të gjitha femrat do e donin një mashkull të tillë.

Akrepi – Kur Akrepët fillojnë të kenë ndjenja, ata gjithmonë do të duan të dijnë çdo gjë rreth jush. Ata mësojnë edhe detajet më të vogla në mënyrë që t’ju njohin dhe të sillën ashtu siç duhet në çdo situatë.

Shigjetari – Këta meshkuj e dashurojnë flirtin, dhe kështu nuk do t’ju thonë shumë shpejt që ju pëlqejnë. Ata mund të rrijnë me muaj të tërë duke flirtuar dhe marrin shumë kënaqësi nga ky proces. Kur ata e kuptojnë që edhe ju e pëlqeni situata bëhet edhe më e bukur, pasi fillojnë lojrat edhe më intensive./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko