-Jetë dhe Stil, Metro

Si puthin shenjat e horoskopit?

Puthja nuk është kurrë njësoj. Ajo është thjeshtë më e mirë apo më e keqe, më pasiononte, apo më pasive, por kurrë njësoj. Ndonjëherë në mënyrën sesi puthin njerëzit, është e ndikuar edhe nga shenja e tyre e zodiakut. Jeni kurioz? Ja si puth çdo shenjë horoskopi:

Dashi: Puthja e dashit ju kujton filmat e vjetër, ata janë pasionant plot aksion dhe dramatik. Ashi puth përtej kaosit.

Demi: Pavarësisht kokëfortësisë së tyre, kur vjen puna te puthja ata janë një kameleon që do t’i përshtatet partnerit. Kjo sepse ata duan që partneri të kërkojë më shumë, kështu e fitojnë demat takimin e dytë.

Binjakët: Të lindurit në këtë shenjë japin puthje të shkurtra por shumë të ëmbla, në mënyrë që gjithmonë të kërkoni më shumë.

Gaforrja: Kur vjen puna te puthja ata do të jenë të ëmbël, por edhe me pak doza të lehta kafshimi. Gaforret janë shenjë pasiononte kështu që mos u habisni.

Luani: Ata janë gjuetar të lindur. Edhe puthjet e tyre janë të egra dhe flirtuese. Puthja me një luan është si loja mes maces dhe miut, ku sigurisht miu është partneri.

Virgjëresha: Edhe kur vjen puna te puthja, ata përsëri nuk heqin dorë nga paranojat. Më shumë se sa puthja ata mendojnë bakteriet, kështu mos prisni shumë aksion.

Peshorja: Puthja e Peshores është gati-gati vrasëse. E ëmbël, e butë dhe shumë sensuale. Peshoret i adhurojnë puthjet, dhe për këtë arsye janë më të mirët aty.

Akrepi: Nëse ka një limit për tu kaluar te puthjet, Akrepët janë të parët që do e bëjnë. Pasionant në maksimum dhe deri diku pervers, kjo është puthja e tyre.

Shigjetari: Puthja e tyre është argëtuese, e butë dhe me pak aksion gjuhe. Ata janë aq gallatë sa edhe teksa ju puthin mund t’ju bëjnë për të qeshur.

Bricjapi: Puthjet e Bricjapit janë konfidente dhe precize, ashtu si edhe vet ata. Harroni pasionin, ata thjesht do përpiqen të përshtaten.

Ujori: Puthjet e Ujorit janë unike. Janë delikatë dhe gjithmonë dinë se si tju kënaqin.

Peshqit: Ata nuk puthin kurrë kot. Puthjet e tyre vijnë vetëm me qellim për tu lidhur shpirtërisht me partnerin. Mos prisni puthje nga një peshk që nuk ju do./Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko