Komente

Si po i shpëton ndërshkimit një grup që shkakton telashe në Athinë

               Publikuar në : 12:59 - 09/11/18 |
el ida

Disa thonë se kjo po ndodh  për shkak se qeveria dëshiron të ruajë kredencialet e saj radikale

Siperfaqja e Exarchisë në Athinën qendrore, e njohur për gjallërinë me bare dhe taverna, prej kohësh është shtëpia e një komuniteti të vogël por shkatërrues të atyre që janë vetë-përshkruar si anarkistë.

Betejat e dhunshme të rrugës zhvillohen në fundjavë. Ekstremistët u hedhin kokteje Molotove policisë. Të cilët përgjigjen me gaz lotsjellës. Banorët që vuajnë prej kohësh thonë se ankesat e tyre injorohen nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme.

Një grup anarkist, Rouvikonas (Rubikon), përdor taktika më të sofistikuara për të treguar praninë e saj.  Të vendosur në një bar-kinema pranë sheshit qendror të Exarchia, i populluar me përdorues e shitës të drogës. Si dhe me shitës të cigareve të çuditshme, Rouvikonas skenon sulme ndaj ambasadave, ndërtesave qeveritare dhe zyrave të kompanive shumëkombëshe.

Anëtarët e këtij grupi zakonisht nuk arrestohen. Prokurorët hedhin poshtë veprimet e tyre si “tepër të parëndësishme” për të justifikuar hetimin e plotfuqishëm.

Viktimat e Rouvikonas nuk ndalen. Muajt e fundit, aktivistët e saj kanë qëlluar me topa me bojë në ambasadën turke, franceze dhe austriake. Ata shkatërruan pengesat elektronike të sapo instaluara në stacionet e metrosë të Athinës. Si dhe thyen dyert e qelqit në zyrat e Novartis, një kompani farmaceutike zvicerane.

Shumë vëzhgues besojnë se qeveria e Sirizas e kryeministrit Alexis Tsipras i toleron aktivitetet e Rouvikonas, duke shpresuar që të risigurojë votuesit e krahut të majtë që, pavarësisht nga politikat e ashpra të kursimit të përshkruara nga kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë, partia është ende në zemër të një lëvizjeje radikale. Kur oficerët e policisë arrestuan disa anëtarë të Rouvikonas që vodhën në parlament vitin e kaluar, kryetari Nikos Voutsis thirri ministrin e mbrojtjes së qytetarëve dhe urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm me arsyetimin se “ishte një akt i thjeshtë proteste”.

Ekspertët kundër terrorizmit shqetësohen, sidoqoftë, se grupi po bëhet një shkollë trajnimi për ekstremistët. Disa anëtarë të Rouvikonas kanë lidhje me “Conspiracy of Cells Fire”, një grup që në vitin 2010 dërgoi një tufë letrash bomba drejtuar politikanëve evropianë, mes tyre dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Një tjetër anëtar i dyshuar është në pritje të gjykimit me akuzën e dërgimit të një pakoje të rrezikshme në vitin 2017 tek Lucas Papademos, një teknokrat i cili gjithashtu ishtepër pak kohë kryeministër gjatë krizës së euros. Z. Papademos u plagos rëndë gjatë hapjes së paketës në makinën e tij./Opinion.al

Përshtati: Elida Marvataj

Pas