-Kulturë, Aktualitet, Kryesore

Si i zhduku diktatura portretet e Lef Nosit dhe Pandeli Cales nga fotografia e pavarësisë, retushohet edhe Gjergj Fishta

Fshirja nga çdo dokument zyrtar i figurave të rëndësishme të kombit në periudhën e diktaturës, ishte një nga format e kontrollimit.

Enver Hoxha ka fshirë dhe retushuar foto të rëndësishme, figura të rëndësishme të cilët pas luftës u dënuan me burgime, internime e vrasje.

Në shumë fotografi, nëse krahasohen origjinalet me retushimet, që janë prodhuar përgjatë sistemit monist në Shqipëri, vihen re se në shumë fotografi janë fshirë personalitete të jetës politike e patriotike të vendit, të cilët pas çlirimit u shpallën armik.

*Foto që sjellim më poshtë sebashku me komentet jane marrë nga faqja në facebook e Niko Kotherja.

Në një foto të përdorur në vitet ’80-të gjatë periudhës komuniste, janë parë Luigj Gurakuqi dhe Ndre Mjeda, pa qenë në dijeni se në mesin e dy patriotëve ka qenë edhe homeri shqiptar, Gjergj Fishta.

Retushim fotografik në Shqipërinë komuniste: njollosen me të bardhë portretet e Pandeli Cales (në dritare) dhe të Lef Nosit (në ballkon), në fotografinë monumentale të përvjetorit të parë të Pavarësisë në Vlorë, më 1913.

Retushim fotografik në Shqipërinë komuniste: zhduken nga ballkoni anëtarët e kabinetit të Ismail Qemalit, si dhe pjesëmarrësit e tjerë që duken në dritare në pamjen origjinale.

Retushim fotografik në Shqipërinë komuniste: zhduket luftëtari dhe patrioti i madh Mihal Ballkameni nga fotografia e hyrjes së çetave patriotike në Korçë më 1912.

Mihal Ballkameni u vra mizorisht ne burgun famekeq te Burrelit me 1948, si damkosur si “Armik i Popullit.

Retushim fotografik në Shqipërinë komuniste: zhduken nga dy fotot e Kongresit të Manastirit, kryetari dhe nënkryetari i Kongresit Mid’Hat Frashëri dhe Gjergj Fishta.

/Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko