Aktualitet, Kryesore

Si i vrau Ritvan Zykaj dy familje, mes tyre edhe gjyshërit dhe fëmijët e xhaxhait

Tetë viktimat e ngjarjes së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ritvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhej me cështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë.

Sipas korrespondentit të Top Channel në vendngjarje, fillimisht 24-vjecari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhain e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë,  duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Viktimat e kesaj ngjarjeje te rende jane:

Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zyka (i mitur, 6 vjec)

Shqiptarja.com” mëson se shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet të ketë qenë ushqimi për pulat. Pulat e xhaxhait të autorit kanë hyrë në bahçen e autorit. Ngjarja ka çuar në konflikt dy familjet çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat dhe prej atëherë ka pasur probleme mendore.

Në një kërkim të shpejtë në FB, në profilin e tij shihet se Ritvan Zykaj publikon foto duke qëndruar në lokal i rrethuar nga shishe të tëra birrash të konsumuara dhe paketa duhani.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

 

 

Informacioni i policisë lidhur me ngjarjen

Policia e Shtetit ka publikuar informacionet e para lidhur me ngjarjen e rëndë me 8 viktima në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë autori është në kërkim, ndërsa janë ende të paqarta motivet e ngjarjes.

 

Informacion paraprak
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko